Guardiola: Jemi me vonesë për finalen me Manchester United

 

Manchester City është në fundin e fazës përgatitore me trajnerin Pep Guardiola që duhet të përgatisë të tijtë për finalen e parë të sezonit, atë të datës 10 gusht ndaj Manchester United për trofeun e Community Shield. Spanjolli thekson se skuadra e tij është me vonesë sa i takon përgatitjeve, jo vetëm për finalen, por edhe për startin e kampionatit. Ndër të tjera, Guardiola shprehet i bindur se Kevin De Bruyne nuk do të largohet këtë merkato.

“Nëse dikush do të largohet, atëherë ne do ta diskutojmë deri në ditën e fundit të merkatos. Lojtarët mund të vijnë dhe të shkojnë, por De Bruyne nuk do të largohet. Haaland? Ai ka disa shqetësime. Nuk ndihet mirë. Ka diçka që e shqetëson. Herët a vonë do të duhet të bëjë një hap përpara, por ai nuk është rehat dhe nuk ia vlen të rrezikohet sepse humbja e tij për tre javë do të ishte problem. Ndeshja finale me Manchester United për Community Shield- Jemi me vonesë në përgatitje, por jo vetëm kundër United, por edhe kundër Chelsea dhe Ipsëich. Do të mundohemi të mos humbasim shumë pikë në fillim dhe të jemi në gjendje për të konkurruar si të barabartë”, u shpreh Guardiola.

sfidanti.al