Në Trigoria është kthyer qetësia. Giacomo Raspadori pritet që këto orë të zyrtarizohet si lojtar i Romës. Por lojtari i Atletico Madrid nuk do të jetë përforcimi i vetëm në sulm. Trajneri Gasperini do të ketë në dispozicion edhe Joshua Zirkzee, për të cilin Massara do të bëjë gjithçka ditët e ardhshme. Holandezi, pavarësisht shkarkimit të Amorim, synon të kthehet në Itali. Ka një akord për një huazim me të drejtën e blerjes nga Manchester United për rreth 38 milionë euro. Massara ka pasur bisedime të tjera me njerëzit e Zirkzee, gati për të respektuar paktin e javëve të fundit. Për sulmuesin është gati kontrata deri deri në vitin 2030 me rreth 3.5 milionë euro në sezon. Sinjal i qartë për atë që Roma e ka holandezin në qendër të projektit.
Zirkzee kërkon të luajë shanset për Botërorin. Ai ishte në stol në barazimin 2-2 kundër Burnley, ndërsa te Manchester United mbretëron ende kaosi. Vonesa për trajnerin e ri ka ndikuar edhe në vendimet e merkatos. Në këto kushte, sulmuesi holandez preferon të kthehet në Itali, me fanellën e Romës.
sfidanti.al

