Globe Soccer Awards 2020; Ronaldo përsëri përballë Messit

Cristiano Ronaldo, Lionel Messi e Robert Lewandowski kanë finalistët për cmimin e Lojtarit më të Mirë të vitit 2020 në edicionin e radhës së Globe Soccer Awards, ceremonia e së cilës do të zhvillohet në 27 dhjetor. Për më tepër, portugezi dhe argjentinasi janë në finale edhe për cmimin e Lojtarit më të Mirë të Shekullit së bashku me Mohamed Salah dhe Ronaldinho

Përsa i përket Trajnerit më të Mirë të Vitit Hansi Flick është në finale me Jurgen Klopp dhe teknikun italian të Atalantës Gian Piero Gasperini, ndërsa për titullin Agjenti i Shekulllit, të mirënjohurit Jorge Mendes dhe Mino Raiola sfidohen nga italine Giovanni Branchini

Për herë të parë në historinë e Globe Soccer Awards, finalistët janë përcaktuar vetëm nga votimet e tifozëve në të gjithë botën që bënë zgjedhjet e tyre për secilën prej kategorive. Por në këtë ceremony do të ketë edhe disa cmime speciale si Trajneri më i Mirë i Shekullit dhe Klubi më i mirë i Shekullit.

Për Trajnerin e Shekullit në garë janë Alex Ferguson, Pep Guardiola, Jose Mourinho dhe Zinedine Zidane. Në finale për klubin më të mirë të vitit janë Bayern, Real dhe Liverpool, ndërsa për Skuadrën e Shekullit, përvec bavarezëve dhe Los Blancos, finalistë janë edhe Barcelona dhe Al Ahly.

Sfidanti.al