Pas 10 vitesh karriere të lavdishme, mes Ligue 1 dhe Premier League, “veterani” portugez i mesfushës, Zhoao Mutinjo ka vendosur të rikthehet në Portugalinë e tij të dashur, teksa ka nënshkruar këtë të premte, me një prej “gjigandëve” të Liga NOS.
Mesfushori që u largua nga Porto në vitin 2013 për t’u transferuar në Monako të Francës, sot, pas pesë sezonesh te Monako dhe po aq te Volverhampton, 36-vjeçari vendosi të kalojë në mënyrë zyrtare te skuadra e Braga. Ish-“ylli” i Kombëtares “luzitane”, tashmë 36-vjeçar ka firmosur me skuadrën e tij të re deri në verën e ardhshme, ndërsa aty do mbajë veshur fanellën me numrin 28.
sfidanti.al