Franca, do qëndrojë deri në Botërorin 2022, Deshamps: Jam krenar

Didier Deshamps do të vazhdojë aventurën e tij në pankinën e përfaqësueses franceze me të cilën fitoi titullin botëror në 2018. Tekniku transalpin firmosi këtë të martë kontratën e tij të re me Federatën Franceze të Futbollit që do të jetë deri në fund të Botërorit të vitit 2022  dhe do të bëhet trajneri më jetëgjatë në historinë e përfaqësueses franceze pasi do të kalojë 8 vitet dhe 6 muajt e Mishel Hidalgo që e drejtoi Francën në periudhën 1976-1984.

‘Jam shumë I lumtur dhe ndihem krenar që do të vazhdoj të jem trajner I Francës deri në Kupën e Botës 2022 edhe pse objektivi I radhës I yni është Evropiani I vitit 2020-u shpreh Deshamps pas nënshkrimit të kontratës së tij të re.

Didier Deshamps e mori drejtimin e Francës pas Euro 2012 kur zëvendësoi Loran Blanc dhe deri tani e ka drejtuar skuadrën e Gjelave në 100 ndeshje nga të cilat ka mundur të fitojë 65

Sfidanti.al