Edhe pse është një nga shtetet më të suksesshëm në kontinent, pse jo edhe në botë, në betejën ndaj epidemisë, sërish nuk ka imunitet nga rreziku. Edhe Gjermania po përballet me një valë të re të koronavirusit, me një vatër të madhe të krijuar në Gytersloh, në Landin e Nordrajn-Vestalisë. Infeksioni po përhapet gjithnjë e më shumë, ndërsa u zbulua në një kombinat mishi, më të madhin në Europë. Edhe ministri-president i Landit, Armin Lashet, vizitoi vendngjarjen dhe paralajmëroi se mund të ketë kthim të karantinës për të gjithë territorin. Kjo mund të verë në rrezik zhvillimin e fazës finale të Ligës së Europës, që është parashikuar të zhvillohet në Gjermani në muajin gusht. Sidomos, dy prej qyteteve mikpritëse, Dortmundi e Gelsenkirsheni, janë shumë pranë, vetëm 80 km larg nga Gyterslohu.
Sfidanti.al