Është thuajse zyrtare, Rej Manaj, futbollist I Barcelona B

Një sulmues shqiptar te Barcelona, por jo te skuadra e parë, por tek Barcelona B.Bëhet fjalë për Rej Manaj që është përforcimi I parë I skuadrës katalanase për merkaton e dimrit. Sulmuesi 22 vjecar që gderi tani është aktivizuar me skuadrën e Albasetet në La Liga Smartbank, kalon te Barcelona B në formë huazimi me opsion blerjen e kartonit të tij.

Në 24 orët e ardhshme ai pritet të udhëtojë drejt qytetit të Barcelonës  dhe të premten është parashikuar që të kryejë vizitat mjekësore në  Ciutat Esportiva del Barça në Sant Joan Despí dhe më pas do të shkojë në zyrat e klubit në Camp Nou për të firmosur kontratën e tij

Ardhja e Rej Manaj në radhët e Barcelona B do të thotë se nga skuadra do të ketë një largim dhe ai që ka gati valixhet në dorë duket se është Abel Ruiz I cili e ka shfaqur tashmë dëshirën për të lënë skuadrën blaugrana në merkaton dimërore të transferimeve

Sfidanti.al