Embolo shënon ndaj Kamerunit, por nuk feston ndaj vendit të origjinës!

Sulmuesi i Monakos dhe i Zvicrës qëlloi në shenjë në ndeshjen e parë të Kupës së Botës për ekipin e tij përfaqësues, dhe madje ishte përcaktues. Goli i realizuar nga Brel Embolo i dha fitoren zviceranëve 1-0, pas topit të marrë nga Xherdan Shaqiri, por gjithsesi futbollisti 25-vjeçar nuk festoi. Kjo sepse ai është kamerunas me kombësi, madje ka lindur në kryeqytetin Jaunde. Në moshën 7-vjeçare, ai u zhvendos në Francë me mamanë e tij që ishte ndarë nga i shoqi, dhe aty ajo u martua me një futbollist të Zvicrës. Në atë moment filloi gjithçka dhe Embolo mori nënshtetësinë zvicerane në 2014. Sulmuesi luajti për gjithë ekipet kombëtare të moshave nga U16 deri në ekipin e të rriturve.

Sfidanti.al