E zbulon Zamorano: Vidal në verë do të shkojë te Interi

Merkatoja e transferimeve nuk mund të quhet në asnjë moment e mbyllur dhe nga Kili vjen një lajm bombë që ndez ambientet e Interit; Arturo Vidal do të jetë zikaltër në muajt e verës. Ai që e lëshon këtë ‘bombë’ është Ivan Zamorano që kan një të kaluar me Interin. Në një intervistë për ‘Radio Cooperaticva’ Zamorano theksoi se transferimi i Vidal te Interi është thjesht cështje kohe.

‘Nëse Sanchez qëndron te Interi edhe sezonin e ardhshëm do të ketë mundësi që të luajë përkrah një tjetër kiliani, që mesa di unë do të mbërrijë në Milano; Arturo Vidal-tha Zamorano-dhe në lidhje me këtë cështje kam informacione të priviligjuara dhe të sigurta. Të gjithë e dume se cfarë domëthënie ka Arturo Vidal për Conten. Në qershor përpjekjet e klubit di të jenë më të mëdha dhe interistët do të jenë të lumtur që të shohin Arturon te skuadra e tyre’.

Sfidanti.al