E pate perlën e Kolarovit,kur goli vlen sa një makinë e re Lada!

Kapiteni i përfaqësueses së Serbisë, Aleksandar Kollarov, u shpall si lojtari më i mirë në ndeshjen kundër Kosta Rikës dhe, për këtë, ai mori si dhuratë që nuk jepet çdo ditë, nga organizatorët rusë – një makinë të re të markës ruse, “Lada”, me katër rrota aktive.

Duke pasur parasysh se ndeshja mes Serbisë dhe Kosta Rikës u zhvillua në qytetin Samara, ku ndodhet uzina e madhe e prodhimit të makinave “Lada”, kjo dhuratë nuk duhet të habisë shumë askënd.

Guvernatori i Samarës, Dimitrij Azarov, ia dhuroi vetë makinën e re “Lada” kapitenit të Serbisë dhe golashënuesit të golit të vetëm të ndeshjes, Aleksandar Kollarov.

Sfidanti.al