Sulmuesi i Barcelonës, Ferran Torres, është kthyer në një nga emrat më të përfolur në merkato, me interes konkret nga disa klube të mëdha evropiane, veçanërisht nga Premier League.
Sipas mediave angleze, dy gjigantë si Manchester United dhe Arsenali po monitorojnë nga afër situatën e sulmuesit spanjoll, me synimin për ta transferuar gjatë verës. Manchester United e sheh Torresin si një opsion të rëndësishëm për repartin ofensiv, sidomos nëse largohet Joshua Zirkzee. Në listën e alternativave të klubit anglez ndodhet edhe Iliman Ndiaye. Nga ana tjetër, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, është një admirues i kahershëm i Torres dhe do të ishte i gatshëm të eksploronte mundësinë e transferimit të tij nëse krijohet rasti.
sfidanti.al

