Gjashtë sektorë të unazës së tretë të stadiumit San Siro do të qëndrojnë të mbyllura për publikun për sezonin 2019/2020. Vendimi u mor nga Komisioni i ruajtjes dhe iu dorëzua Bashkisë së Milanos dhe M-I Stadio pasi komisioni teknik zbuloi se fenomeni i dridhjes së stadiumit ndodh në 6 pikë.
Nuk ka asnjë problem sigurie, por objektivi është që të evitohet shpallja e panikut te tifozët që mund të ndjejnë këto dridhje. Ashtu sic e kanë shpjeguar teknikët e Pallatit Marino gjatë një inspektimi në Meazza. bëhet fjalë për një zgjidhje të tipit administrativ.
Nuk është një problem që lidhet me sigurinë e San Siros, që gjithnjë sipas teknikëve, lëviz dhe është normale që kjo të ndodhë. Sektorët që do të mbeten mbyllur për publikun do të jenë 349-351-352 i unazës së tretë të gjelbër dhe 307-309-310 e unazës së tretë e ngjyrës blu
Bashkia po studion një masë strukturale për problemin e dridhjeve’ bëhet fjalë për instalimin e disa kubeve celiku që do të kenë efektin e minimizimit nëse stadiumi do të dridhet.
sfidanti.al