Diogo Jota u rikthye nga një pauzë prej gati dy muajsh nga dëmtimet me një gol vendimtar në barazimin (2-2) ndaj Fulhamit, por atij i duhet ende të presë për t’u rikthyer në formacionin fillestar te Liverpool. “Pas ndeshjes ai ende nuk u ndje plotësisht i rikuperuar dhe përfundoi pa u stërvitur të hënën. Nuk ka gjasa që ai të jetë në gjendje të luajë në fillim. Ndoshta mund t’i rikthehet sërish minutave të lojës, por nuk mendoj se do të jem në 11-she”,- sqaroi Arne Slot.
sfidanti.al