Bayerni i Mynihut humbi garën për të marrë shërbimet e Radu Dragusin (zgjodhi Tottenhamin), por bavarezët arritën të ngushëllojnë veten menjëherë pasi janë shumë pranë blerjes së Eric Dier. Mbrojtësi i Tottenham ka pranuar propozimin e klubit gjerman dhe ka fluturuar drejt Gjermanisë për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas për të firmosur kontratën me Bayernin e Mynihut. Dier, ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të londinezëve në 10-vjeçarin e fundit, por në pjesën e parë të sezonit aktual ka luajtur shumë pak, duke koleksionuar vetëm 4 aktivizime. Tottenham ka pranuar që të lërë të lirë lojtarin për 4 milionë euro dhe Dier do të firmosë me kampionët e Gjermanisë deri në qershor të vitit 2025.
sfidanti.al