Pas disfatës kundër PSG-së dhe eliminimit nga Champions-i ka ardhur ndërprerja e kontratës mes klubit francez dhe trajnerit italian.
Ka përfunduar aventura e trajnerit Roberto De Zerbi tek Olimpique Marseille. Trajnerit italian nuk i pëlqeu sjellja e skuadrës gjatë stërvitjes të së martës, kur priste një reagim pas humbjes së turpshme 5-0 ndaj PSG-së. Në anën tjetër, edhe drejtuesit e klubit nuk janë dukur të kënaqur nga De Zerbi dhe ndryshimi i shpeshtë i humorit të tij.
Në mbrëmje vonë ka ardhur komunikata e OM për zgjidhjen konsensuale të kontratës. “Pas diskutimeve të drejtuesve të klubit, është vendosur të bëhet një ndryshim në kryer të skuadrës së parë. Një vendim i vështirë kolektiv, i marrë pas një reflektimi të thellë për të mirën e skuadrës, për të përballuar sfidat sportive deri në fund të sezonit.
Olympique de Marseille falënderon Roberto De Zerbi për dedikimin dhe impenjimin e tij profesional. Klubi i uron më të mirën në të ardhmen”.

