De Laurentiis beson: Napoli për titull

7 pikë diferencë në 7 javë nuk janë një hendek i vogël, por as e pamundur. Në Napoli, pas suksesit kundër Milan, nga tifozët deri te presidenti De Laurentiis, të gjithë besojnë se mund të konkurrojnë për titullin në Serie A deri në fund. “Napoli për titull”, shkruan Corriere dello Sport, duke iu referuar deklaratës së Aurelio De Laurentiis. Bosi i bluve karikon ekipin me këtë deklaratë, po përpiqet t’i jap zemër edhe pse është e qartë që nuk do të jetë e lehtë të mbrojë titullin në Serie A. Në fakt, ky objektiv nuk është dhe aq i pa bazë, kjo pasi duke nisur nga kjo fundjavë, Inter udhëton në transfertë përballë Como, ndërsa Napoli në Tradini përballë Parma-s.

Nëse ekipi i Chivu lë pikë këtë periudhë, presioni do të shtohej jashtë jashtëzakonisht te zikaltër, për këtë janë të vetëdijshëm në radhët e Napolit, por më parë edhe ata duhet të bëjnë saktë detyrat e shtëpisë.

sfidanti.al