Cristiano Ronaldo në ankth; nëna e tij goditet nga iktusi

Orë ankthi për Cristiano Ronaldon pikërisht përpara sfidës me Milanin në gjysmëfinalen e kthimit në Kupën e Italisë. Dolores Aveiro, nëna e yllit të Juventusit është shtruar në spital në Portugali pasi u godit nga iktusi. Sipas medias portugeze, 65 vjecarja u dërgua menjëherë në terapi intensive. Të afërmit lajmëruan Cristiano Ronaldon i cili qëndronte vazhdimisht në kontakt me ta. Më pas sipas të përditshmes ‘Tuttosport’, futbollisti u nis për në Portugali dhe mund të mungojë në sfidën e së mërkurës, edhe pse kishte shfaqur gatishmërinë për t’u kthyer  pikërisht në mëngjesin e ditës së ndeshjes.

Për momentin Dolores Aveiro që duket se është e ndërgjegjshme, është në gjendje stabël, por mjekët ende nuk do të prononcohen para 12 orëve, që është koha e mjaftueshme për të kuptuar nëse iktusi ka shkaktuar dëme. Në fillim të muajit shkurt, nëna e Cristiano Ronaldos kishte deklaruar se iu nënshtrua një operacioni në gjoks në Madrid dhe  një radioterapie. ‘Po luftoj për jetën-kishte deklaruar Dolores Aveiro.

Sfidanti.al