Një lajm i rremë, ai i 50 000 eurove bast për ndeshjen e Bajernit

Herën tjetër, bavarezët do të presin Totenhemin në Champions, dhe informacioni ishte se për këtë duel ishte “prerë” një skedinë e veçantë. Dy njerëz të njohur të muzikës në Gjermani, Maksuell dhe Gzuz (në foto), e dhanë lajmin në rrjetet sociale, duke postuar një skedinë me vlerë 50 000 euro, që ndeshja Bajern-Totenhem do të ketë të paktën 4 gola. Sipas tyre, basti ishte vendosur te kompania “Tipiko” (Tipico), por ishte pikërisht kjo e fundit që përgënjeshtroi.

“Një skedinë e tillë nuk është vendosur, ky është lajm i rremë, – informoi kompania, – kjo sepse, një bast i tillë nuk mund të vihet, në bazë të rregullave në fuqi për skedinat, rregulla që luftojnë pastrimin e parave”. Pra, nuk paska të vërtetë këtu, edhe pse shumë media e kanë botuar lajmin. Mesa duket, reperi Maksuell, dhe anëtari i grupit “Hip Hop” të Hamburgut, Nzuzi, thjesht kanë dashur t’i bënin reklamë vetes.

Sfidanti.al