Çelsi “minimalist” në Champions edhe pa Lukakun e Vernerin

Fitore 1-0, dhe siguri për më tej. Londinezët kanë 9 pikë në 4 ndeshje dhe janë një nga skuadrat më të suksesshme në Champions këtë sezon, edhe pa Romelu Lukakun e Timo Vernerin. Fitorja 1-0 në Suedi ndaj Malmoes u arrit falë golit të Hakim Zijeçit, ish-lojtarit të Ajaksit, dhe asistit të Kallëm Hadson-Odoit. Ky i fundit po përfiton nga dëmtimi i dyshes kryesore sulmuese dhe ka marrë pjesë në 3 gola në 4 ndeshje në të cilat ka qenë në fushë. Çelsi dominoi në Suedi, edhe pse nuk pati shumë mundësi përballë një kundërshtari që u mbrojt fort. Gjithsesi, ekipi i trajnerit Tomas Tuhel nuk pati ndonjë shqetësim apo rrezik, edhe pse u ndeshën me skuadrën që po mbron titullin në kampionatin suedez, Allsvenskan. Tuhel nuk bëri shumë ndryshime në ekip duke vlerësuar Championsin, ku ekipi i tij është fitues në fuqi.

Çelsi: Mendi, Tiago Silva, Kristensen, Rydiger, Azpilikueta, Zhorzhinjo Loftus-Çik, Alonso, Zijeç (Barkli), Haverc, Hadson-Odoi (Pulishiç). Tr. Tuhel.

Sfidanti.al