Dani Ceballos do të vazhdojë të jetë pjesë e Arsenalit deri në fund të sezonit. Klubi anglez ishte I vendosur për të mos e lejuar spanjollin të largohet, ndërkohë që edhe vetë futbollisti në ditet e fundit duket se ka ndërruar menje. 21 minutat që luajti ndaj Bournemouthit, të parat që nga momenti I ardhjes në pankinë të Artetës duket se ia kanë ngritur moralin Ceballosit I cili mendon se është në gjendje që të ndryshionjë situatën dhe të bëhet një futbollist I rëndësishëm për skuadrën londineze dhe trajnerin e saj.
Ceballos, për shkak edhe të një dëmtimi, nuk pati shumë protagonizëm në fushën e lojës dhe ai ndjeu rrezilkun që I kanosej pranisë së tij në Evropian. Kjo bëri që ai të mendonte për të ndërruar ambient teksa mësoi edhe për interesin e shfaqur nga Valencia. Por sidoqoftë, kjo mundësi ishte e komplikuar. Nga njëra anë Arsenali nuk donte të largonte një lojtar që ishte një bast I fortë I trajnerit Emery por edhe Drejtorit të Klubit, Raul Sanllehi. Arsenali është në lojë në 3 kompeticione, Premier, Europa League dhe FA Cup dhe në klub e dinë që Ceballos do të jetë një element I rëndësishëm ngjatë muajve në vijim. Për më tepër, Arsenali investoi shumë për Ceballos në muajt e verës kështu që nuk kishin ndërmend që të privoheshin prej tij në mes të sezonit.
Nga ana tjetër, Reali I Madridit në asnjë moment nuk mendoi për kalimin e Ceballos te Valencia që është kundërshtarja e Los Blancos në të 3 kompeticionet ku është në lojë, Ligë, Kupë dhe Champions. Për shkak edhe të politikës së re për të mos përfshirë klauzolën e frikës, ekzistonte mundësia që Reali ta kishte Ceballos kundër në të gjithë këto kompeticione.
Në një situatë të tillë, Ceballos ndryshon qëndrim. Aktualisht ai është në formë shumë të mirë fizike dhe e ndjen se është I aftë të luftojë për një vend titullari te Arsenali pasi është e vetmja mënyrë për të qenë në Evropianin e 2020 me përfaqësuesen spanjolle.
Sfidanti.al