Hakan Calhanoglu thuhet se është në prag të largimit nga Interi, me Galatasarajin gati të mbyllë marrëveshjen për ta sjellë lojtarin në shtëpi që në sezonin e ardhshëm.
Aktualisht, ka një mosmarrëveshje financiare për rinovimin e kontratës së tij, e cila skadon në vitin 2027: klubi zikaltër nuk ka ndërmend të konfirmojë pagën e tij aktuale prej 6.5 milionë eurosh neto, duke propozuar një zgjatje me kosto më të ulët.
Ndërkohë, nga Turqia, drejtuesi dhe komentatori Taner Karaman bëri një parashikim transferimi për ASpor TV: “Ka 99% shanse që Hakan Calhanoglu të veshë fanellën e Galatasarajit sezonin e ardhshëm; kjo diferencë prej 1% është vetëm sepse lojtari nuk ka nënshkruar ende, por e ka dhënë fjalën.”

