Ky futbollist francez pësoi një dëmtim serioz që mund ta vejë në pikëpyetje vazhdimin e karrerës së tij si futbollist aktiv. Frank Riberi, një nga futbollistët më të mirë të brezit të tij, nuk po kthehet dot tamam në fushën e lojës, ndërkohë që mund të thuhet se ai ndodhet në “ditët e veteranëve”. Ky lojtar i njohur, për shkak të dëmtimeve që ka patur, gjatë sezonit të kaluar, nuk luajti më shumë se dy muaj, kurse, tani, duket se do të mungojë edhe më gjatë.
Sulmuesi i Bajernit këputi ligamentet e gjurit në ndeshjen e fundit ndaj Hertës së Berlinit, duke u detyruar që ta linte fushën e lojës në min. e 62-të. Parashikimet e para nuk ishin optimiste dhe rezultuan reale. Futbollisti francez ra në fushë, ndërsa atë nuk e preku askush dhe, më pas, doli se ai kishte pësuar një dëmtim të rëndë në formën e këputjes së ligameve të njërit gju.
Sipas parashikimeve të para, Riberi 34-vjeçar do të mungojë në fushë 8-10 javë, ndërsa, duke pasur parasysh historinë e tij të parapakkohshme dhe moshën, vetvetiu, imponohet pyetja, nëse ai, në përgjithësi, do të jenë në gjendje që të ta vazhdojë karrierën e tij si futbollist aktiv.
Sfidanti.