Bajern nxito me Flikun, sepse në Premier Ligë po interesohen për të!

Të hënën, në “Zebener Shtrase” u mbajt një mbledhje e bordit drejtues të klubit, që këshilloi të zgjatej bashkëpunimi me trajnerin përtej 30 qershorit 2020. Nuk ka asgjë të habitshme këtu, madje habia e vetme është se përse Bajerni nuk i ka dhënë Hansi Flikut një kontratë të vërtetë prej trajneri. Revista “Kiker” thekson se kjo vonesë mund të ketë arsyet e veta, por asgjë nuk e justifikon humbjen e kohës. Yjet e Bajernit do të duan të dinë se cili njeri do t’i drejtojë sezonin e ardhshëm, dhe do të duan ta dinë sa më shpejt, ndryshe mund të mendojnë dhe largimin. Nga ana tjetër, “Kikeri” shkruan se ka informata që për Hansi Fliku ka interesim nga klube të ndryshëm të Premier Ligës angleze. Për Flikun, Bajerni do të ishte maksimumi, por kush nuk dëshiron të punojë në kampionatin më të fortë të botës, siç cilësohet ai anglez? Bilanci i trajnerit në stolin bavarez deri tani është 17 fitore, 1 barazim dhe vetëm 2 humbje!

Sfidanti.al