Dymbëdhjetë lojtarë nga ekipi U-17 i Guinea-Bissau, të cilët ishin në Portugali për të përfaqësuar vendin e tyre në turneun Luso Cup, janë larguar nga vendgrumbullimi dhe nuk dihet se ku kanë shkuar. Ata morën pjesë në edicionin e parë të turneut të Unionit të Federatave të Gjuhës Portugeze dhe kishin finalen këtë të diel me Brazilin, por vetëm pesë lojtarë janë në kampin stërvitor. Organi më i lartë drejtues i futbollit të Guinesë e konfirmoi faktin në një deklaratë, ku thuhet se arratisja ka ndodhur pasditen e së shtunës. “Federata e Futbollit të Guinea-Bissau njofton se në orët e vona të pasdites së sotme, më 13 korrik, dymbëdhjetë lojtarë të ekipit kombëtar U-17 vjeç, të cilët përfaqësojnë vendin në turneun e Luso Cup, u larguan.” Federata bën me dije se njëmbëdhjetë nga dymbëdhjetë lojtarët nuk kanë mundur të largohen me pasaportat përkatëse dhe ka publikuar emrat e lojtarëve të arratisur pa dokumentacion. I shqetësuar për këtë arratisje masive, e cila la vetëm pesë lojtarë në kampin stërvitor, Presidenti i Federatës së Futbollit të Guinea-Bissau, Caito Teixeira, bëri thirrje për përfshirjen e familjarëve në mënyrë që lojtarët të kthehen në kamp.
sfidanti.al