Nuk ka ende në fakt një komunikim zyrtar për çmimet që do të marrin 32 skuadrat finaliste të Botërorit të Klubeve. Edhe pse deri tani janë përfshirë një sërë sponsorësh, plus ata historikë të FIFA-s, sërish nuk dihet shuma e saktë që do të mblidhet për këtë turne. Zyrihu zyrtar synon një xhiro komerciale prej rreth 900 milionë dollarësh, plus 400 milionë nga biletat apo mikpritja, si dhe artikujt suvenire që do të shiten me shumicë në SHBA. Pritet që të ardhurat totale nga turneu të kalojnë dy miliardë dollarë. Por nga kjo shumë vetëm 800 milionë do t’u shpërndahen 32 klubeve pjesëmarrëse. Rreth 20 milionë për pjesëmarrjen, por në vazhdim, shifra do të rritet. Kalimi në raundin e 16-të mund të çojë në fitime prej 25-30 milionë euro. Por nuk është e lehtë të përcaktohet shuma e çmimit për këdo që ngre trofeun. Të gjitha këto janë hipoteza, shumë të besueshme, por që gjithsesi presin konfirmimin zyrtar nga FIFA. Tani të ardhurat kanë më shumë rëndësi për klubet sesa poezia e një Botërori. Më shumë se kalendari dhe vendet e ndeshjeve, pritja e vërtetë është për çmimet zyrtare.
sfidanti.al