Atalanta arriti një tjetër fitore të rëndësishme, duke mposhtur Empolin 2-1 dhe mbetet në vendin e gjashtë në tabelën e klasifikimit të Serisë A. Ndërkohë që edhe Europa nuk është më një ëndërr, pasi në skuadër ka yje të rinj në moshë, siç është Matia Kaldara, Roberto Galiardini dhe Frenk Kesi.
“Ne – ka thënë trajneri Gasperini – nuk do të lëmë askënd të largohet deri në merkaton e qershorit. Kjo është një mundësi e artë që kemi dhe jemi duke u bërë përherë e më të fortë”. Skuadra me lojën e bukur i ka kthyer edhe tifozët në tribuna, ku kundër Empolit ishte i mbushur pothuajse i gjithë stadiumin. Por veç të tjerash, tashmë Atalanta e ka fituar një “bingo”, pasi nga këta tre talentë, llogaritet që mund të përfitojë jo më pak se 80 milionë euro.
atalanta, “bingo”, galiardini, kesi