Te Real Madridi sot shkëlqejnë emra si Kylian Mbappé dhe Vinícius Júnior, por historia e klubit mbetet e mbushur me partneritete legjendare. Një nga më të spikaturat ishte tresheja ikonike me Cristiano Ronaldo, Karim Benzema dhe Gareth Bale, që dominoi Europën për vite me radhë.
“Ishte e mrekullueshme të luaje me Cristianon”, u shpreh ai. Sipas Benzemas, ndikimi i Ronaldos në lojën e tij ka qenë i jashtëzakonshëm. Ai theksoi se ka mësuar shumë nga portugezi, sidomos në aspektet sulmuese si lëvizjet në zonë, depërtimet dhe presingu.
Po ashtu, ai përmendi edhe mënyrën se si Ronaldo menaxhonte ndeshjet dhe momentet vendimtare. “Ky njeri shënonte më shumë se 50 gola në sezon, ishte e pabesueshme”, deklaroi Benzema.
Një statistikë që tregon qartë dominimin e Ronaldos në kulmin e karrierës së tij. Sot, të dy legjendat vazhdojnë karrierën në Arabia Saudite, por këtë herë si kundërshtarë.
Ndërkohë, Ronaldo pritet të jetë pjesë e Kupës së Botës së ardhshme, ndërsa Benzema i ka dhënë fund aventurës me kombëtaren që në vitin 2022. Deklaratat e tij rikthejnë nostalgjinë për një epokë ku Real Madridi ishte sinonim i dominimit në Europë.

