Bellingham, njeriu i golave fitues pas minutës së 90-të

Xhud Bellingam ka vetëm një vit e gjysmë në Madrid. Por kjo e ka penguar atë të kthehet menjëherë në një lider, në një lojtar shumë të rëndësishëm dhe vendimtar për ekipin.

Sezoni i parë i tij (2023-24) ka qenë mbresëlënës në çdo drejtim, për golat e shënuar për asistet e shumtë episodeve të tjera. Sezoni i dytë ka qenë disi më i ndërlikuar. Një nisje jo fort e mirë, por me anglezin që ka nisur të kapë ritmin e të kthehet ai i sezonit të parë. Gazeta “Marca” i ka bërë një analizë mesfushorit për të treguar se sa i rëndësishëm është për ekipin. Xhud Bellingam ka shënuar gjashtë gola përtej minutës së 90- të për t’i dhënë Madridit po aq fitore.

Dhe pavarësisht se ka vetëm një vit e gjysmë në “Bernabeu”, ai shënuar më shumë gola vendimtarë pas minutës së 90-të se vetë legjenda e këtij klubi Kristiano Ronaldo ose ish-kapiteni Serxhio Ramos. Gjithçka nisi me golin e tij në fitoren kundër Getafes më 2 shtator 2023 në minutën e 95-të. Ndërsa goli i fundit ishte ai i shënuar të martën në “Etihad” në play-off në Ligën e Kampioneve kundër Mançester Sitit 2-3. Me shumë gjasa nuk do të jenë golat e vetëm të tij pas të 90- ave parë moshën dhe atë çfarë e pret përpara në Madrid.

 

sfidanti.al