Bëhuni gati për “aheng”, futbolli me spektakël muzikor si “Super Bouli”!

Dëshirojnë të zgjasin kohën e pushimit “të madh” nga 15 në 25 minuta. Kaq pritet të jetë diferenca mes dy pjesëve në një ndeshje futbolli nëse miratohet propozimi që pritet të shqyrtojë grupi i njerëzve që bëjnë rregullat në këtë sport. Bordi Ndërkombëtar i Shoqatave të Futbollit (IFAB) do të mblidhet këtë të enjte dhe do të diskutojnë pikërisht për kohën e pushimit, me synimin për ta komercializuar edhe më shumë futbollin, nëpërmjet koncerteve të këngëtarëve të shquar botërorë dhe argëtimeve të tjera, siç ndodh në finalen e futbollit amerikan, Super Boul (në foto). Mësohet se federatat e Amerikës së Jugut janë ato që e kanë nxitur më shumë këtë ndryshim pikërisht sepse kanë më shumë nevojë për para sesa Europa.

Sfidanti.al