Bayerni kërkon miliona euro nga FIFA për dëmtimet e Davis dhe Upamekanos

Nuk është hera e parë që një lojtar i Bayernit lëndohet gjatë një pushimi ndërkombëtar. Ekipi nga Mynihu ka pasur shumë raste të tilla në të kaluarën. Megjithatë, mungesat e Davis dhe Upamekanos janë një problem serioz, duke pasur parasysh situatën aktuale. Dy mbrojtësit do të mungojnë për muaj të tërë. Sezoni aktual ka përfunduar para kohe për të dy. Nga pikëpamja sportive, humbja e Davis dhe Upamekanos në luftën për kampionatin dhe Champions është një goditje e rëndë për rekordmenët gjermanë. Shoqata botërore e futbollit, “FIFA”, duhet t’i paguajë miliona dëmshpërblim skuadrës së Mynihut për shkak të dëmtimeve të rënda të të dy yjeve. Klubet janë të detyruara të lirojnë lojtarët e tyre për ndeshjet zyrtare të “FIFA”-s.

Nëse një lojtar profesionist lëndohet gjatë një ndeshjeje ndërkombëtare ose gjatë stërvitjes me kombëtaren, “FIFA” është e detyruar të paguajë dëmshpërblim. Kjo shkon deri në 27,000 dollarë amerikanë (20,500 euro) në ditë dhe maksimumi 9.7 milionë dollarë (7.4 milionë euro) në vit. Shuma specifike bazohet në pagën bazë të lojtarit. Kompensimi i FIFA-s hyn në fuqi nëse lëndimi i lojtarit kërkon më shumë se 28 ditë kohë rikuperimi. Kjo vlen si për Davis, ashtu edhe për Upamekanon. Kanadezi do të mungojë për të paktën gjashtë muaj pas këputjes së ligamentit të kryqëzuar. Francezi përballet me një pushim të detyruar prej tre muajsh.

 

sfidanti.al