Bayern, plani për Florian Wirtz

Florian Wirtz është objektivi numër një i meraktos së Bajernit të Mynihut në verën e ardhshme. Brenda klubi bavarez ka besim se Wirtz mund të vendosë për t’u bashkuar me skuadrën e tyre. Arsyeja është se nga kampi i lojtarit ka pasur sinjale gjatë bisedimeve se Bajern ka shanse reale që të jetë destinacioni i zgjedhur. Një tjetër arsye është që Xhamal Musiala anon nga rinovimi i kontratës me bavarezët, çka do të ishte një plus për Wirtz, i cili merret vesh mirë me lojtarin e Bajernit si në fushë ashtu edhe jashtë saj, në grumbullimet me kombëtaren.

Në rast se Wirtz vendos përfundimisht të largohet, Bajer Leverkusen do të preferonte ta shiste jashtë në vend të Bajernit. Real Madrid konsiderohet si favoriti kryesor, sidomos në rast se Xavi Alonso shkon atje verën e ardhshme, në vend të Carlo Ancelottit. Sidoqoftë, një gjë mund të luajë rol në favor të Bajernit, puna e klubit bavarez në prapaskenë për të marrë lojtarin. Bajern ka punuar intensivisht për Wirtz që prej tetë vjetësh, që kur ai ishte lotjar 13-vjeçar në akademinë e Këlnit.

Bayern qëndroi në kontakt dhe vazhdoui të dërgonte njerëz për ta parë e për të biseduar me familjen e lojtarit. Lëvizja nuk u realizua sepse familja dëshironte që djaloshi i ri të qëndronte e të zhvillohej në ambientin e tij, si dhe të mbaronte shkollën pranë shtëpisë, ndaj edhe zgjodhën transferimin në Leverkusen, qyteza pranë Këlnit, më 2020. Rol pozitivi ka luajtur edhe fakti që Bayern vazhdoi interesimin edhe pas dëmtimit të rëndë më 2022, që e la thuajse një vit jashtë loje. Në rast marrëveshjeje me Wirtz, Bayern do të shesë disa lojtarë, për të mbledhur fondin mbi 100 milionë euro që do t’i duhen për të bindur Bayer Leverkusen.

sfidanti.al