Bayern Mynih pa Gnabry dhe Mueller në përballjen me Lazion

Bayerni i Mynihut vazhdon të koleksionojë trofe. Me fitoren në finalen e Botërorit të Klubeve, klubi bavarez plotësoi të famshmen ‘Sextuple’, gjë që e ka bërë vetëm Barcelona e Pep Guardiolës në vitin në 2009. Por skuadra e Flick ka filluar të humbasë një nga një pjesë të rëndësishme të skuadrës.

Kur kanë mbetur vetëm pak ditë  nga ndeshja e parë e 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve ndaj Lazios, Bayerni do të duhet të bëjë llogaritë me emergjencën në repartin e sulmit. Serge Gnabry ka pësuar një dëmtim muskular në kofshën e majtë në sfidën ndaj Tigres dhe me siguri nuk do të luajë në ndeshjen e 23 shkurtit në Olimpico dhe ashtu si ai me shumë mundësi do të mungojë edhe Thomas Mueller që ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe me t’u kthyer në Gjermani do të duhet të qëndrojë të paktën 10 ditë në karantinë

Dëmtimi i Gnabry u konfirmua nga ekzaminimet mjekësore të kryera nga stafi mjekësor i Bayernit që gjithsesi nuk e bëri të ditur kohën e riaftësimit. Por e gjithë kjo të lë të mendosh se Gnabry do të humbasë edhe ndeshjen e kthimit, por bavarezët do të kenë Mueller në fushën e lojës

Sfidanti.al