Joan Laporta u shpreh në deklaratën e fundit se ka refuzuar një ofertë prej 200 mln eurosh për Lamine Yamal, talentin 16-vjeçar të skuadrës së Xavit. Teksa theksoi se gara për titullin kampion në Spanjë nuk është mbyllur ende (Reali është 8 pikë larg), presidenti i Barcelonës zbuloi edhe prapaskenën e merkatos. “Kemi refuzuar një ofertë prej 200 mln eurosh për Yamal”, theksoi kreu i klubit katalanas. Pa specifikuar klubin që kishte ofruar aq shumë. Në fakt bëhet fjalë për PSG-në. Kampionët e Francës janë të mahnitur nga kualiteti dhe potenciali i adoleshentit, por te Barcelona nuk kanë ndërmend të privohen nga shërbimet e tij. Yamal debutoi edicionin e kaluar me Barçën, teksa në një kohë të shpejtë është rikthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. Sulmuesi i krahut debutoi edhe me kombëtaren e Spanjës gjatë shtatorit të vitit të kaluar. Me iberikët ka shënuar 2 gola në 5 ndeshje.
sfidanti.al