Arsenali “blindon” Nwanerin

Arsenali ka blinduar një nga talentet më premtues: Ethan Nwaneri ka nënshkruar një kontratë të re afatgjatë me “Topçinjtë”. Mesfushori i lindur në vitin 2007 ka rënë dakord për një marrëveshje pesëvjeçare, të vlefshme deri në vitin 2029. Nwaneri bëri histori në Premier League në shtator të vitit 2022, kur, vetëm 15 vjeç, u bë debutuesi më i ri ndonjëherë në ligën angleze. Që atëherë, ai ka vazhduar të rritet, si në nivel klubi ashtu edhe në nivel ndërkombëtar, ku është bërë një anëtar i rëndësishëm i ekipit të Anglisë U-21.

sfidanti.al