Një person është arrestuar dhe akuzuar, pasi Jack Greailish, mesfushori i Cityt, është goditur në fytyrë pas derbit të Manchesterit. Grealish po largohej nga fusha pas barazimit 0-0 të dielën, kur një tifoz pranë tunelit, në fund të “Stretford End”, e thirri atë. Në pamjet tronditëse, Grealish duket që sulmohet pas këtij momenti, ndërsa “Daily Mail” zbuloi se ka nisur një hetim nga policia. Një 20- vjeçar u akuzua për sulm dhe do të paraqitet përpara gjykatësve të Manchesterit në korrik. Grealish, 29 vjeç, nuk besohet të ketë pësuar dëmtime serioze pas agresionit.
Ai hyri në lojë në vend të Ilkai Gyndoan në minutën e 74-t. Si City, ashtu edhe United, kanë refuzuar të komentojnë për shkak të hetimit. United thuhet se po bashkëpunon ngushtë me policinë. Një zëdhënës i Policisë së Manchesterit tha: “Alfi Holt, 20 vjeç, nga Heven Drive, është akuzuar për sulm. Ai do të paraqitet në Gjykatën e Magjistratëve të Manchesterit. Kjo akuzë lidhet me një incident që ka ndodhur në klubin e futbollit ‘Old Trafford’ të dielën”. Incidenti ndodhi në fund të një ndeshje të mërzitshme, ku Fill Foden i Cityt po fyhej vazhdimisht nga tifozët e “Djajve”. Pas ndeshjes, trajneri i Cityt, Pep Guardiola, tha se fyerjet për nënën e lojtarit të Anglisë tregonin “mungesë klasi”.
sfidanti.al