Negociatat mes Al Nassr dhe Bayer Leverkusen për Victor Boniface janë në faza shumë të avancuara. Sipas asaj që raporton Kicker.de, dy klubet kanë arritur një marrëveshje parimore për transferimin e sulmuesit nigerian të lindur në vitin 2000. Janë përcaktuar detajet, shuma e transferimit është rreth 70 milionë euro. Tashmë duhet të përpilohen detajet e kontartës, por tashmë është arritur një marrëveshje verbale mes klubeve, të cilat prej ditës së djeshme kanë negociuar intensivisht. Lajmi i fundit është se Boniface tashmë ka kryer dhe ka kaluar me sukses ekzaminimet mjekësore për t’u bërë një lojtar i ri i Al-Nassr, duke qenë se agjentët e lojtarit kanë dhënë miratimin për mbylljen e operacionit prej disa kohësh. Nëse gjithçka do të shkojë siç pritet, shitja e Boniface do të bëhet një nga më të shtrenjtat në historinë e Bayer Leverkusen. Ndërkohë gjermanët duhet të gjejnë një zëvendësues për 24-vjeçarin nigerian, përndryshe marrëveshja do të bjerë dhe Boniface nuk do të largohet në këtë sesion të merkatos. Kandidati më serioz është Evan Ferguson, një qendërsulmues 20-vjeçar nga Brighton.
sfidanti.al