Alexis Sanchez rikthehet tek Udinese pas 18 vitesh

Alexis Sanchez rikthehet te Udinese pas plot 18-vitesh. Kiliani firmosi me klubin nga Friuli, pikërisht skuadra që e promovoi në futbollin elitar në vitin 2006 kur e transferoi nga Cobreloa. 35-vjeçari, do të aktivizohet me Udinesen deri në qershorin e vitit 2025 teksa i bashkohet bardhezinjve si një lojtar i lirë pas eksperiencës së fundit me Inter. Tashmë, kileni do të përjetojë edhe një sezon të fundit me një nga klubet më të rëndësishme të karrierës, teksa me eksperiencën e tij mund të rezultojë si një nga “armët” më të rëndësishme për Udinesen në Serie A.

sfidanti.al