Hansi Flick, trajneri i Barcelonës, foli pas ndeshjes për të analizuar momentin e ‘blaugranave’:
“Real Madridi është një skuadër fantastike, duhet thënë, ashtu si edhe Atlético, Athletic dhe Rayo… Jam shumë i surprizuar nga cilësia e lartë e La Liga-s. E pamë edhe te Girona. Gjithmonë shohim drejt ndeshjes së radhës. Do të luftojmë deri në fund të sezonit për gjithçka që duam të fitojmë, shoh një ekip të përqendruar. Është mirë të ëndërrosh, por gjithmonë me këmbë në tokë për të mbetur të fokusuar”. Trajneri foli edhe për sfidën e fituar 4-1 kundër Gironës: “Girona luan shumë mirë, është normale që patëm vështirësi. Kishim edhe lojtarë të lodhur, por zëvendësimet funksionuan mirë”.
Më pas, Flick u ndal te Leëandoëski: “Është një lojtar shumë i rëndësishëm, vendimtar. Fola me të dhe i thashë se duhej të shënonte dy gola: lojtarët duhen motivuar gjithmonë. Nuk më pëlqen të flas individualisht për futbollistët, por ai është i veçantë. Fola me të në fillim të sezonit, donim të kishim qartësi për rolin e tij dhe gjithë situatën”.
sfidanti.al