E tmerrshme! Bashkëshortja e një ish futbollisti paguan një vrasës për ta vrarë

Mund të duket se është skenar i një filmi, por është e vërtetë. Policia zbulon një tentatuivë vrasjeje që i ka lënë të shtangur tifozët e Fenerbahces. Në futbollin turk befasia është akoma më e madhe kur mësohet se Yagmur Asik u arrestua me akuzën se tentoi të vrasë bashkëshortin e saj ish futbollistin Emre Asik nëpërmjet një vrasësi me pagesë të cilin e pagoi me më shumë se 1 milionë Euro për të kryer krimin.

Në fillim Yagmur Asik iu drejtua të dashurit të saj Erdi Sungur, por ky i fundit nuk ia plotësoi këkesën, kështu që ajo vendosi të ‘punësojë’ një vrasës me pagesë për t’ia arritur qëllimit. Por në fund gjithcka u zbulua dhe vrasja u parandalua

Si Erdi ashtu edhe Yagmur u arrestuan. ‘Kam një lidhje me Yagmur. Ajo mendonte vetëm të trashëgonte paratë pas vdekjes së Emre Asik që ka luajtur me skuadra si Fenerbahce, Galatasaray dhe Besiktas-tregn Erdi-ajo më kërkoi që ta vrisja, por refuzova. Një herë më vuri përpara një copë mishi. Donte që t’i qëlloja mishit. Tentova, por mbylla sytë’.

Kjo shtyu Yagmur Asik që të kontaktonte me vrasësin duke i ofruar rreth 1 milionë e 120 mijë Euro për të vrarë ish futbollistin me të cilin ajo është ende e martuar. Për fatin e mirë t ëish futbollistit, vrasësi ndryshoi mendje në momentin e fundit dhe i tregoi të gjitha planet e Yagmur me të cilën futbollisti është i martuar që në 2012. Historia tronditi të gjithë vendin, ndërsa të akuzuarit janë në pritje të gjykimit për të sqaruar gjithcka ndodhi.

Sfidanti.al