Festë dhe zhurmë në shtëpinë Zahavi, yllit izraelit i vihen prangat

Eran Zahavi u arrestua dhe u largua me pranga në duar pasi policia hyri në shtëpinë e tij pas ankesave të fqinjëve për zhurmën e shkaktuar nga një festë.  Vetë policia bëri të ditur arrestimin e yllit të futbollit izraelit pasi ky i fundit refuzoi të bashkëpunojë dhe tentoi t’u mbyllë derën agjentëve të policisë.

Mësohet se futbollisti i mallkoi agjentët dhe refuzoi të identifikohej duke u thënë se ata e dinin se kush ishte. Skena u regjistrua dhe në video duket Zahavi që u thotë policëve mos ta preknin duke bërtitur më pas: ‘Katër policë për pak zhurmë, nuk jam përdhunues’.

Vlen të theksohet se në Izrael ka një ligj për zhurmat në zonat rezidenciale në orën 14:00-16:00.

Më pas policia i vuri prangat Zahavit dhe e mori me makinë. Avokati I lojtarit akuzoi policinë se e ka vënë në shënjestër dhe përdori taktika të ashpra. ‘Ky është një dështim i policisë. Nëse do të ishte dikush tjetër, kjo histori do mbyllej për 5 minuta-tha avokati I Zahavit. Pas disa orësh, Zahavi u lirua.

Sfidanti.al