Rossi përgënjeshtron median gjermane: 99% garoj me Yamaha Petronas

Valentino Rossi nuk ka ndërmend të tërhiqet. Nga Misano, piloti i Yamahas përgënjeshtroi lajmet e publikuara në Gjermani që flisnin për një tërheqje të Doktorit nga garat

‘Nuk është aspak e vërtetë. Vitin tjetër me 99% do të garoj me Petronas, ndoshta në Barcelonë do të bëjmë njoftimin zyrtar-tha Rossi në një konferencë  për shtyp-situata është ajo që ishte 2-3 javë më parë. Po marrim kohë me Yamahën, nuk e kemi me ngut, por jemi shumë pranë nënshkrimit

Në të njëjtën fundjavë në Mugello do të zhvillohet gara e Formula 1, një pistë të cilën Valentino Rossi e njeh shumë mirë. ‘Jam shumë xheloz sepse ne nuk do të shkojmë më Mugello këtë vit, për mua dhe shumë pilotë të tjer është një ndër pistat më të bukura në botë si për motorë ashtu edhe për makina-shtoi Rossi-besoj se në Formula  1 do të argëtohen shumë, jam shumë kurioz të ndjek garën e Formula 1 të dielën’

Në fund Rossi bëri edhe një koment për kalimin e Vettel te Aston Martin

‘Ky Ferrari i ngadaltë është për të ardhur keq sepse mbyllet shumë keq raporti me Vettel-tha Rossi-disa herë kanë qenë pranë fitores së kampionatit, por nuk ia kanë dalë mbanë. Është për të ardhur keq të shohësh këtë situatë, makina është e ngadaltë. Besoj se Vettel është një pilot elitar, do të shfaqë të gjithë shpejtësinë e tij vitin tjetër me Aston Martin’.

Sfidanti.al