Ç‘është frika në kohën e Pandemisë? Pyesni Sormanin dhe Edi Rejën …

Ç‘është frika në kohën e Pandemisë?  Italianët thonë se frika është akt kurajo, kurse shqiptarët  nuk kanë frikë  ta injorojnë frikën, edhe kur ajo është e shëndetshme.  Trajneri Sormani ka humbur stolin tek Partizani prej COVIDI 19, edhe një italian tjetër, më i vjetër dhe më i famshëm, Edi Reja, trajner i Kombëtares, pritet të jetë viktima e dytë  për shkak të virusit. Në kohën e zjarrit të dashurisë, kur zbuluam  flirtin me Rejën,  u mburrëm se mosha e madhe e trajnerit Reja ishte  nder për kombëtaren tonë, ishte mënçuri që lind  pervoja,  madje e pagëzuam edhe “dekani” i trajnerëve të gjithë përfaqësueseve…

E dinim se do të vinte një ditë kur  dashurinë e radhës do ta tradhëtonim, siç kemi bërë me gjithë trajnerët e tjerë, por  s’e dinim se po vinte një ditë ndryshe, vetëm për shkak të një virusi, mosha e madhe e trajnerit do të na kthehej në një..makth! Sa më i madh të jesh në moshë në kohën e Pandemisë, aq më shumë “tradhëton”  shijet tona. Ndaj, këto stërvitjet të tipit online të Edi Rejës me çunat e Kombëtares,të cilët  edhe në seancat  live nuk kanë mësuar dhe aq mirë,   kanë tundur themelet e dashurisë, saqë këto ditë po na bëjnë tamponin për t’u mësuar me një emër të ti, trajnerin Kamoleze, që do të zbarkojë si drejtor teknik i ekipeve Kombëtare. Vetëm kaq? Jo paska edhe një plan B , pasi  mund të zaptojë  vendin e Rejës, nëse Edi “ i vogël” ,(pasi Edi i madh e solli) vazhdon të  shfaqet me tuta  nga  ekrani , duke krijuar një distancim të tepruar social, ku mosha nuk na duket si bereqet…

Sfidanti.al