Barcelona merr një fitore të rëndësishme juridike; atë që ka të bëjë me procesin e transferimit të Neymar në Spanjë nga Santosi në vitin 2013. Gjykata e Arbitrazhit sportive e hodhi poshtë kërkesën e klubit brazilian për të përfituar një dëmshpërblim nga ai katalanas për vlerën e 61 milionë Eurove për blerjen e kartonit të Neymar.
Në fakt, CAS në vendimin e tij thekson se kontrata mes Neymar dhe Santosit u zgjidh në mënurë konsensuale dhe Barcelona me pagesën e një kuote shtesë për babain e futbollistit dhe klubit nuk ka kryes asnjë parregullsi. Është ky një lajm që i jep një lloj qetësie Barcelonës që do të kursejë 61 milionë Euro që mund të përdoren në planet e merkatos së transferimeve ku në listën e blaugranave janë emra të rëndësishëm mes të cilëbe edhe ai i Neymar të cilin Barcelona dëshiron ta kthejë në Spanjë.
Sfidanti.al