Gara për Werner, Chelsea tenton, por Interi është ende aty

Chelsea duket se është rivali i vërtetë i Interit për Timo Werner. Sulmuesi i Leipzigut ka vendosur të lërë skuadrën në fund të sezonit dhe të vijojë karrierën e tij larg Gjermanisë, por për momentin ai preferon më shumë Premier League se Serie A që do të thotë se rruga e Interit për të arritur te futbollisti është në ngjitje.

Por kjo nuk do të thote se Interi ka hequr dorë nga tentativat e tij, përkundrazi. Edhe pse klauzola e Werner është e lartë për arkat e klubit milanez, 60 milionë Euro, në hije Marotta dhe Ausilio po vazhdojnë punën pasi për momentin oferta prej 35-40 milionë Euro dhe kartoni i Lazaros nuk e kënaq klubin gjerman, por kjo është vetëm përpjekja e parë.

Por problemi më i madh është vullneti i futbollistit që ndihet i tunduar nga hipoteza Liverpool, ndërkohë që së fundmi ka shfaqur interes konkret edhe Chelsea.

Cështja Werner padyshim lidhet me situatën e Lautaro Martinez pasi konsiderohet zëvendësuesi ideal i argjentinasit që në Spanjë e konsiderojnë blerje të sigurt të Barcelonës.

Me pagesën që do të bëjë klubi katalanas nëse gjithcka do të konfirmohet, Interi do të sigurojë të ardhura të mjaftueshme për të blerë jo vetëm Ëerner por edhe objektivin kryesor të merkatos, Sandro Tonalin.

Sfidanti.al