Boks, Holyfield hap mundësinë e sfidës me Tyson: Po të dojë, unë jam gati

‘Sfida mund të zhvillohet nëse Tyson e do. Nëse do t’ia kërkoja unë do  të dukesha si mendjemadho që dëshiron të ndeshet me dikë që e ka mundur 2 herë’-Kjo është ajo që ka deklaruar Evander Holyfield për BBC duke i hapur dyert një  kapitulli të tretë të mundshëm të duelit me ‘Iron Mike’.

‘Nuk dua që të më bëjnë presion duke më thënë: ‘e do të ndeshesh me Mike sepse  e di që mund ta mposhtësh’-vijoi ish kampioni I botës në pesha të rënda,tashmë në moshën 58 vjecare

Mike Tyson dhe Evander Holyfield janë përballur mes tyre 2 herë dhe në të dyja rastet ka fituar Holyfield. Herën e parë sfida u zhvillua në 1996 dhe u mbyll me një KO Teknik në raundin e 11, ndërsa një vit më pas sfida mes tyre hyri në histopri sepse Tyson i kafshoi veshin rivalit të tij duke u skualifikuar në raundin e tretë

Holyfield e zhvilloi ndeshjen e tij të 57 si profesionist në 2011 kur regjistroi fitoren e tij të 44 me KO Teknik kundrejt danezit Brian Nielsen në Kopenhagen. Mike Tyson, që në 1986 u bë kampioni I botës në moshën më të re, kur ishte 20 vjec, e la boksin 15 vjet më parë pasi zhvilloi ndeshjen e tij të 58 ku pësoi humbjen e 6 në karrierë kundrejr Kevin McBride.

Në pritje të një telefonate nga ‘armiku’ I përjetshëm, Holyfield është kthyer të stërvitet i ndihmuar edhe nga ish kampioni ukrainas Ëladimir Klitschko.

Sfidanti.al