Bordi Ndërkombëtar i Federatave të Futbollit IFAB ka dhënë OK për kryerjen e 5 zëvendësimeve duke pranuar në këtë mënyrë propozimin e bërë nga FIFA, kështu që skuadrat mund të përballjonë maratonën e ndeshjeve që i presin në aspektin fizik në momentin kur të rinisin kampionatit.
Pra, është modifikuar përkohësisht Ligji 3. Për të evituar ndërprerjet e shpeshta të lojës, ekipet do të kenë 3 mundësi për të kryer zëvendësimet dhe ky modifikim hyn në fuqi menjëherë. Sipas këtyre modifikimeve, skuadrat mund të kryejnë zëvendësimet në gjysmën e kohës. Vendimi për të bërë këtë modifikim të përkohshëm u mor duke marrë parasysh faktin se kalendari i ndeshjeve të skuadrave do të jetë i ngjeshur si dhe kushtet meterologjike, që mund të ketë një impakt te mirëqenia e futbollistëve.
Më pas në një fazë të mëtejshme FIFA dhe IFAB nëse ky modifikim i përkohshëm do të qëndrojë në fuqi edhe në vijim psh për kompeticionet që do të duhet të mbyllen në 2021.
Sfidanti.al