Një kapiten i vërtetë, Fabregas i heq vetes rrogën për të ndihmuar klubin!

Ishte tepër i respektuar kur mbante shiritin tek Arsenali, duke u larguar me dinjitet të madh për tek Barcelona. Sesk Fabregas po e tregon veten sërish ndërsa mbron ngjyrat e Monakos në Francë, duke ofruar që të shtyjë për më vonë rrogën 4 muajve, për të ndihmuar klubin që të përballojë krizën e koronavirusit. Kjo do të thotë se klubi i Principatës mund të kursejë, një herë për një herë, rreth 2.3-2.4 milionë euro, dhe po ashtu Fabregasi ka ofruar të shkurtojë me 30 për qind rrogën e tij për këta 4 muaj, që do të thotë se do t’i kursejë për fare Monakos rreth 600 000 euro. Një qendrim prej kapiteni të vërtetë, ndonëse tek Monako kapiten nuk është ai, por dikush tjetër.

Sfidanti.al