Ciklizëm, Dennis thyen karantinimin, polemika në rrjetet sociale

Në rrjetet sociale shpërthejnë polemikar me Rohan Dennis. Kampioni I botës në garën e kronometrit në ciklizëm vendosi të thyejë karantinimim dhe të tregojë ‘bëmën’ e tij në Instagram. ‘Dita 34, u mërzita dhe dola nga shtëpia. Covid-19 mund të më….-shkruante në postimin e tij Dennis, me australianin që aktualisht jeton në Girona të Spanjës.

Kritikat nga ndjekësit e tij u shfaqën menjëherë dhe ciklisti I Team Ineos edhe iu kundërpërgjigj. Ndodh pikërisht në momentin kur një prej ndjekësve të tij I tha të mos publikonte xhirot që bënte jashtë shtëpisë. ‘Në këtë mënyrë prezantoj realitetin e sitiuatës në vend që të jem një nga dronët e tu të dashur që shfaqin ‘botën perfekte’. Cfarë preferon?-ishte përgjigjja e Dennis që pak orë më vonë mbylli profilet e tij në Instagram e Tëitter duke mbajtur të haour vetëm atë në Facebook.

Sfidanti.al