Wuhan Zall, pas 3 muajsh në shtëpi; parrulla dhe lule për futbollistët

Pas më shumë se 3 muajsh largësi, Wuhan Zall, skuadra e qytetit ku nisi pandemia Covid-19 u kthye në shtëpi. Futbollistët dhe stafi teknik I skuadrës mbërriten në stacioni  kryesor të qytetit në bordin e një treni super të shpejtë që ishte nisur nga Guangzhou. Në stacion skuadra e Wuhan Zall ku të gjithë kishin vënë maska, u prit nga qindra tifozë të cilët nuk I kursyen këngët dhe koret në nder të saj duke u dhuruar idhujve të tyre edhe tufa me lule.

‘Pas më shumë se 3 muajsh duke bërë xhiro nëpër botë, më në fund Wuhan Zall vuri këmbë në qytet-shkruan një zëdhënës I klubit në rrjetet sociale-tani futbollistët do të rrinë disa ditë me familjarët të cilët nuk I kanë parë për kaq kohë dhe që ne I falenderojmë për mbështetjen e tyre’

Ndërkaq, mësohet se nga 22 prilli, skuadra e Wuhan Zall do t’I kthehet stërvitjes edhe pse ende nuk është përcaktuar një datë për rifillimin e Super Ligës Kineze. Ëuhani po përgatitej për kampionatin në fillim në qytet, e më pas në Guangzhou dhe në fund të janarit udhëtoi drejt Malagës në Spanjë ku vijoi punën pavarësisht dyshimeve të vendasve në fillim.

Por me përhapjen e coronavirusit në Spanjë, Wuhan vendosi të kthehej në Kinë, ku të kishte rëndë ndjeshëm numri I të prekurve. Por me mbylljen e kufijve spanjolle dhe me anulimin  e shumë fluturimeve, skuadra mbeti në Gjermani përpara se të merrte fluturimin për në Kinë.

Me të mbërritur në Shenzen, Wuhan Zall hyri në karantinë për 3 javë përpara se të spostohej pëe në Foshan e për të rinisur stërvitjet. Vetëm të shtunën, skuadrës iu lejua të marrë trenin për në Wuhan, një qytet me 11 milionë banorë, ku tani ka festë për kthimin në qytet të Zall pas një odiseje të gjatë.

Sfidanti.al