Duke parë se emergjenca coronavirus e ka përmbysur të gjithë sezonin futbollistik, Federata ndërkombëtare e Futbollit duket se po mendon për hapjen e një sesioni të tretë të merkatos së ardhshme të transferimeve. Një ide e tillë u pranua edhe nga Drejtori I rregullave futbollistike në FIFA, James Kitching në një intervistë për ARD ‘Sportschau’
‘Mund të mendohet për hapjen e një sesioni të tretë të merkatos-tha Kitching sipas të cilit do të kërkohet fleksibiliteti më I madh I mundshëm për ta përshtatur me kalendarët e kampionateve në Evropë. Këto mund të riprogramohen nëse ndërprerja e kampionateve do të zgjasë më shumë nga sa është parashikuar. Për momentin ekzistojnë 2 sesione të merkatos së transferimeve, një në muajt e vetrës dhe tjetri në dimër.
Sfidanti.al